EKSPRESIONIZMI GJERMAN NËPËRMJET 7 VEPRAVE: GROßSTADT (METROPOLI) (1927–28), OTTO DIX

in Pikturë by

GROßSTADT (METROPOLI) (1927–28), OTTO DIX

Otto Dix studioi në Drezden nga viti 1910 deri 1914, ku ai hasi në veprat e artistëve të “Die Brücke” (“Urës”), por stili i tij ndryshoi dramatikisht pasi u mobilizua gjatë Luftës së Parë Botërore. Në vend të përdorimit të një përmbajtjeje abstrakte për nxitjen e emocioneve, ai përdori figuracione të shfytyruara për të evokuar shkatërrimin dhe korrupsionin e luftës. Artistë të tjerë që kishin përjetuar dhunën në beteja dhe tragjeditë që i shoqëruan ato (si Max Beckmann-i dhe George Grosz-i) iu bashkuan Dix-it dhe së bashku ata formuan Lëvizjen e Objektivitetit të Ri (Neue Sachlichkeit), e cila la mënjanë idealizmat e “Die Brücke” dhe të “Blaue Reite” (Kalorësve Blu) për t’i hapur rrugë kritikës sociale.

Në këtë kryevepër, Dix-i portretizon pa mëshirë realitetet e Gjermanisë së pas-luftës, dhe në veçanti, dekadencën dhe dhunën që pushtoi Berlinin e Vajmarit. Paneli qëndror i pikturës, tregon një festë të çmendur, të mbushur me berlinezë të kamur me gurë të çmuar dhe me objekte të tjera të modës së kohës, ndërsa panelet në krah tregojnë anën e errët të kulturës gjermane, ku veteranët e sakatuar dergjen rrugëve të qytetit, ndërsa vejushat i drejtohen prostitucionit për të përmbushur nevojat e tyre bazë. Kjo dikotomi ndërmjet papërmbajtjes, pasurisë, skamjes dhe shthurjes, është një temë e përsëritur tek Dix-i dhe veprat e tij të shprehura në mënyrë gërryese/thumbuese dhe të nxhetë.

Marrë nga: ARTSY

Përzgjodhi dhe përktheu: Enkeleda Suti.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Pikturë

Go to Top