EGON SCHIELE-Ekspresionizmi austriak

in Pikturë by

EGON SCHIELE

Artisti dhe piktori austriak Egon Schiele njihet për portretet e tij që paraqesin gra nudo, qenie të torturuara në pozicione të pashpresa dhe të spërdredhura. I gjendur afër Gustav Klimt-it, ai ishte pjesë e Lëvizjes Ekspresioniste Austriake, e cila i pa rrezet e para të dritës në fillim të shekullit të 20-të. Nëpërmjet penelatave të gjalla, dhe ndonjëherë të dhunshme të bojës, ai sjell përpara nesh histori personale tronditëse… Këtu do të gjeni 7 gjëra që me shumë mundësi mund të mos i dinit rreth Egon Schiele-s!

#1

Në moshën 17 vjeçare, Egon Schiele takoi Gustav Klimt-in, i cili ishte 45 vjeç. Diferenca e tyre në moshë nuk i pengoi ata që të bëheshin miq të mirë dhe të zhvillonin një admirim reciprok për njëri-tjetrin.

#2


I akuzuar shumë herë për abuzime me vajzat adoleshente, që ai i punësonte si modele, në prill të vitit 1912, ai u arrestua se kishte joshur një vajzë të mitur.

#3


Në vijim të kësaj akuze, kur oficerët e policisë erdhën në punishten e tij, ata konfiskuan me qindra vizatime “pornografike”. Më pas Schiele u dënua si fajtor se kishte ekspozuar në punishten e tij vizatime të tilla në praninë e fëmijëve. Ai u dënua me 25 ditë burg.

#4


Për ekspozitën zyrtare të Vjenës të vitit 1918, ai krijoi një poster që ishte shumë i ngjashëm me skenën e “Darkës së Fundit”, ku ai vet ishte… Jezu Krishti.

#5

Egon Scheiele i dashuronte gratë. Njëherë ai shkroi sesa gra kishin qenë në studion e tij në një periudhë 8 mujore, kishin qenë diku tek rreth 180 gra!

#6


Pas një marrëdhënie të gjatë me një ish prostitutë dhe modelen e tij të preferuar, ai vendosi të martohej me një grua të re nga një familje e mirë, Edith Harms. Gjatë muajve të parë të martesës së tyre, ai i qëndroi besnik dhe i kërkonte vetëm Edith-it që të ishte modelja e tij. Megjithatë, sa më shumë largohej ajo nga ideali fizik i brishtësisë dhe delikatesës femërore, aq më shumë kthehej ai nga e motra e saj, me të cilën ai kishte një lidhje.

#7

Schiele vdiq në moshë të re, vetëm 28 vjeç, nga epidemia e Gripit Spanjoll. Vdekja e tij ndodhi tre ditë pas të shoqes, shtatëzanë me fëmijën e tyre të parë, e cila kishte vdekur nga e njëjta sëmundje.

Marrë nga: REVISTA ARTSPER

Përzgjodhi dhe përktheu: Enkeleda Suti.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Pikturë

BANKSY-ARTI I RRUGËS

Banksy është një nga artistët e gjallë më të famshëm në botë.
Go to Top