Divorc-Wislawa Szymborska

in Letërsi/Përkthim/Tharm by

Divorc-Wislawa Szymborska

 

Për fëmijët fundi i parë i botës.

Për macen një padron i ri.

Për qenin një padrone e re.

Për muret katrorë të shndritshëm, ku vareshin dikur pikturat.

Për fqinjët subjekte të reja, thyerje e mërzisë.

Për mobiljet shkallë, rënie e përplasje, lëre ose merre.

Për makinën më mirë nëse ishin dy.

Për novelat, poezitë – dakord, merr çfarë të duash.

Më keq me enciklopeditë e VCR-të,*

për të mos zënë goje udhëzuesin për përdorim të drejtë,

që padyshim mban tregues me të dy emrat – a janë ende të lidhur me lidhësen “dhe”

apo i ndan mes tyre një vizë.

Përktheu: Eleana Zhako 

_____

VCR-Videokasetë

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Go to Top