Ditë marroke-Janis Ricos

in Letërsi/Përkthim/Tharm by

Ditë marroke-Janis Ricos

 

Ditë marroke. Marroke shtëpia. Marrokë çarçafët. Marroke edhe ti; kërcen përqafimthi me perden e bardhë; i bie tenxheres si të ishte def mbi letrat e mia, derdhen poezitë dhomave; vjen era e qumështit i djegur; një kal i kristaltë sheh nga dritarja. – Qëndro, – të them.

Në rrethin e druvarëve harruam trekëmbëshin e Fimonoit; përmbysen profecitë. Harruam të djeshmen hënë të përgjakur, tokën e porsapunuar. Një makinë ngarkuar me dafina deti po kalon. Thonjtë e tu të petaltrëndafiltë. Mos u shfajëso. Në dollap ke vendosur pungje të tylta me levandë. U çmendën ombrellat e diellit, përzihen me krahët e Engjëjve.

Përktheu: Eleana Zhako

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Autobiografi-Nazim Hikmet

Autobiografi-Nazim Hikmet   Ka njerëz që dinë rreth bimëve mjekësore, të tjerë
Go to Top