Disa sugjerime filmash për adhuruesit e artit

in Kinema by

Filmat që duhet të shohin të gjithë adhuruesit e artit

Vajza me Vëth Perle

A keni dashur ndonjëherë që ta dini historinë që fshihet pas pikturës? A jeni të interesuar për të shkuar pas telajos dhe të zbuloni se kush janë me të vërtetë personazhet? Kjo është saktësisht ajo që ka bërë regjisori Peter Webber në filmat e parë rreth artit që ne ju rekomandojmë që të shihni kur jeni në shtëpi. Një Scarlett Johansson e transformuar luan rolin kryesor dhe ngjasimi me pikturën është mahnitës. Ju do të shijoni gjithashtu interpretimin e Colin Firth-it, Tom Wilkinson-it, dhe Cillian Murphy-t. Ky film që ka fituar çmime, padyshim që duhet parë, por ju mund të lexoni gjithashtu edhe historinë e saj. Në të vërtetë, ajo është gjithashtu përshtatja e romanit “Vajza me Vëth Perle” nga Tracy Chevalier.

Të njohim Vivian Maier-in

Dalë në vitin 2013, ky dokumentar ndjek jetën e jashtëzakonshme të Vivian Maier-it, treguar nga John Maloof. Në fakt, regjisori e zbuloi Maier-in dy vite përpara vdekjes së saj dhe bleu një pjesë të madhe të veprave të saj. Fotografja ka bërë fotografi për 40 vite, përveç punës së saj si dado. Ndonëse nuk e njihte shtrirjen e famës së saj, sot ajo është një nga fotografet më të famshshme. Filmi ka marrë Çmimin Oscar për Dokumentarin më të Mirë në vitin 2015.

DOWNTOWN 81

Vitet 1980, New York-u, skena e artit dhe sigurisht, artistët… Downtown 81 është filmuar në vitin 1981, por nuk u përfundua thuajse deri dy dekada më vonë. Filmi ndjek Jean-Michel Basquiat-in pak vite përpara vdekjes, gjatë jetës së tij të përditshme, duke krijuar art me miqtë e tij. Vlera e shtuar e këtij filmi? Muzika e tij. Kolona zanore përbëhet nga klasikët e rock ‘n’ roll-it, por që përfshin gjithashtu edhe vetë meloditë e Basquiat-it. Downtown 81 ka debutuar në Festivalin e Filmit në Kanë në vitin 2000.

Z. Turner

Z. Turner e Mike Leigh-it, dalë në vitin 2014, tregon historinë e artistit britanik Joseph Mallord William Turner-it. Historia rrëfen temperamentin e tij të furishëm dhe rivalitetin e njohur me John Constable, por gjithashtu izolimin progresiv të piktorit drejt fundit të jetës së tij. Nëse ju kërkoni që të zhyteni plotësisht në botën e Anglisë së shekullit të 19-të, ky film është për ju. Për më tepër, Timothy Spall, aktori që portretizon Turner-in, ka marrë çmimin si Aktori më i Mirë në Kanë për interpretimin e tij.

Beltracchi: Arti i Falsifikimit

Tek “Arti i Falsifikimit”, Arne Birkenstock është interesuar për jetën e Wolfgang Fischer-it, gjithashtu i njohur si Beltracchi. Nga Braque deri tek Ernst dhe Léger, Fischer-i ka riprodhuar dhe rishitur një pjesë të madhe të veprave të tij, i ndihmuar nga bashkëshortja. Për pasojë, ai është pagëzuar si një nga falsifikuesit më të mëdhenj gjermanë. Pasi u arrestua në vitin 2010 dhe u dënua me 6 vite burg, tani ai jeton në Montpellier me gruan e tij, duke e nxjerrë jetesën nga vetë artit i tij. Tek “Arti i Falsfikimit” zbuloni historinë e mrekullueshme të vetë Bonnie dhe Clyde-t të botës së artit.

FRIDA

Si mund të flasim për kinemanë dhe artin pa përmendur FRIDA-n, filmin biografik të ikonikes Frida Kahlo nga Julie Taymor-i? Ky është në nga filmat e artit që nuk mund ta humbisni dhe që duhet ta shikoni kur jeni në shtëpi. Ky film ka fituar disa çmime, të tillë si Oscar për Dizanjin më të Mirë të Kostumeve dhe Kolonën Zanore. Nëse dëshironi të mësoni më shumë rreth jetës së jashtëzakonshme të artistes, ky film është për ju.

100 Vite Shfaqje

Në këtë dokumentar, Alison Klayman ndjek jetën e përditshme të artistes abstrakte Carmen Herrera, teksa ajo feston 100 vjetorin. Kjo është e kombinuar me ngjarje nga e shkuara, të cilat paraqesin historinë e saj personale dhe artistike ndërmjet New York-ut dhe Kubës. Pavarësisht se piktorja është një pararendëse kryesore e artit minimalist, ajo u njoh si një artiste e madhe në moshën 90 vjeçare. Regjisorja njihet gjithashtu për regjinë e Ai Weiwei: Kurrë më fal, që u prezantua në Festivalin Sundance.

Tek Portat e Përjetësisë

Vincent Van Gogh ka frymëzuar shumë regjisorë gjatë viteve. Është e vërtetë që me veprat e tij, të cilat mund të njihen mënjëherë dhe me reputacionin e tij si një artist i torturuar, fati i Vincent Van Gogh-ut ka qenë një terren pjellor për kinemanë. Megjithatë, nëse ka diçka që nuk duhet humbur, Artsper rekomandon “Tek Portat e Përjetësisë”. Filmi zhvillohet gjatë viteve të fundit të jetës së artistit dhe hedh një këndvështrim të ëmbël mbi piktorin dhe artin e tij. Për më tepër, Willem Dafoe u nominua në Festivalin e Filmit në Venecia për interpretimin e tij në rolin kryesor.

Marina Abramovic: Artistja është e pranishme

Pionere e formës së artit të saj, artistja novatore Marina Abramovic e shtyn trupin e saj në kufij. Ajo jep gjithaçka – madje edhe duke e vënë veten në rrezik – për performancat e saj. Dokumentari u filmua me rastin e retrospektivës së saj në MoMA (Muzeu i Artit Modern në New York) dhe rrëfen karrierën e saj 40 vjeçare. Prekës dhe i thellë, ky film e zhyt shikuesin në botën krijuese të së vetëdeklaruarës “nena e artit të performancës”.

Séraphine

Ky film i vitit 2008 ndjek Séraphine Louis-ën në jetën dhe në artin e saj deri në fundin tragjik. Artistja autodikdakte u zbulua nga Wilhelm Uhde kur ishte 50 vjeç. Kuratori i famshëm e inkurajoi atë që të pikturonte dhe bleu disa vepra të saj. Tani Séraphine konsiderohet si një figurë kryesore të Lëvizjes së Artit Naiv.

Marrë nga: REVISTA ARTSPER

Përzgjodhi dhe përktheu: Enkeleda Suti

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Kinema

Go to Top