DISA ANEKTODA PËR SALVADOR DALI-në

in Pikturë by

SALVADOR DALI

Dali nuk ka reshtur kurrë së na magjepsuri, dhe sot, shumë vite pas vdekjes së tij, emri i tij rrezaton ende. Salvador Dali, një figurë kryesore e surrealizmit, i ka impresionuar njerëzit me gjallërinë, pamjen e pazakontë dhe mënyrat e tij eksentrike. Ai është më shumë i njohur për veprat e tij, dhe me të drejtë, por ka disa anektoda rreth këtij gjeniu, të cilat duhet t’i dini gjithashtu!

Artsper ka përzgjedhur disa prej tyre.

1) Një njeri i vërtetë i Rilindjes, Dali ka qenë shumë i interesuar për kinemanë. Ai majde ka realizuar disa filma, të tillë si: “Qeni andaluzian” dhe “Epoka e artë”. Ai ka dizenjuar gjithashtu një skenë për filmin “I magjepsur” të Alfred Hitchcock-ut.

2) Dali e quante Walt Disney-n: “amerikani i madh surrealist”. Në vitin 1946, ky admirim reciprok çoi në një film me kukulla të quajtur “Destino”, i cili më në fund u përfundua dhe u nxor në qarkullim në vitin 2003.

3) Salvador Dali dizenjoi logon e lëpirëses Chupa Chups në vitin 1969, e cila ende përdoret edhe sot. Ai e këshilloi themeluesin, të cilin e kishte gjithashtu mik, që ta përfshinte logon tek lëpirësja për të rritur ndërgjegjësimin e brand-it tek konsumatorët.

4) Ekscentriciteti i Dali-së dhe mendja e tij tregtare irrituan anëtarët e botës së artit të asaj kohe. Kështu André Breton, babai i lëvizjes surrealiste, i vuri atij nofkën: “Avida Dollars”, një anagramë për emrin e artistit. Dali njihet për dashurinë e tij për paratë, një dashuri që nuk e kishte fare problem ta kishte.

5) Amanda Lear, modele dhe këngëtare franceze, merrte leksione pikture nga Dali gjatë rinisë së saj dhe ishte një nga muzat më të mëdha. Ajo ishte nën patronazhin e çiftit Dali-Gala, dhe jetoi me ta në shtëpinë e tyre në Port Lligat. Marrëdhënia e tyre zgjati më shumë se pesëmbëdhjetë vjet.

6) Për hedhjen në treg të parfumit: “Fracas”(që do të thotë përplasje apo gjëmim), Dali ishte porositur që të krijonte një vepër për dritaren e dyqanit. Ditën e përurimit ai erdhi duarbosh dhe thjesht hodhi një gur kalldrëmi në dritaren e dyqanit.

7) Gala, e cila ishte e dashura dhe më pas bashkëshortja e Dali-së, ishte fillimisht e martuar me Paul Eluard-in, poet i famshëm francez. Ishte me Paul-in, bashkëshortin e saj atë kohë që ajo vizitoi të famshmin Dali në shtëpinë e tij në Figueras (Spanjë). Ata ranë në dashuri menjëhërë dhe u martuan tre vite më vonë. Dali-Gala shumë shpejt u kthyen në një nga çiftet më legjendarë të botës së artit.

8) Që nga vdekja e Dali-së, është përhapur një thashethem që në fund të jetës së tij, artisti u jepte vizitorëve një fletë bosh që ai e nënshkruante dhe ua dorëzonte atyre duke iu thënë: “Merreni, bëni pak Dali dhe pasurohuni!”

(Imazhi 1: Fotografi e Salvador Dali)

(Imazhi 2: Dali dhe logo e tij e Chupa Chups)

(Imazhi 3: Dali dhe Amanda Lear)

(Imazhi 4: Dali dhe bashkëshortja e tij, Gala)

(Imazhi 5: Shtëpia e Dali-së në Port Lligat)

Marrë nga: Revista Artsper

Përzgjodhi dhe përktheu: Enkeleda Suti.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Pikturë

MARK ROTHKO

MARK ROTHKO Ëndrra mistike… Kënaqësi fetare… Ekstazë medituese… Toksikim ngjyrash… Ngritja e
Go to Top