CLAUDE MONET-Perëndia e “Impresionizmit”!

in Pikturë by

Sipas Monet-së: “Eugène Boudin është i vetmi njeri që njoh, që i përkëdhel retë në të njëjtën mënyrë sesi një burrë përkëdhel shpatullat e së dashurës”.

Sot, është shumë e vështirë të takosh dikë që nuk i njeh pikturat e Claude Monet-së. Një mjeshtër i padiskutueshëm i impresionizmit, ai përcaktoi rregullat e reja të praktikës artistike, duke e revolucionrizuar atë përgjithmonë… Por a e njihni ju me të vërtetë këtë piktor të madh? Artsper ndan me ju disa kurioztete rreth Claude Monet-së.

#1 Ai kishte një personalitet të vështirë.


Claude Monet është i mirënjohur për pikturat e tij, për zambakët e tij të ujit, mjekrën e tij të madhe dhe kopshtin e tij Japonez në Giverny, por gjithashtu edhe për temperamentin e tij të keq e të pakëndshëm… Në fakt, ai nuk ka qenë shumë i pëlqyer në Giverny, ai jetonte vetëm për pikturën dhe e rrethonte veten me miq, që ishin po aq të vështirë sa ai, të tillë si Georges Clemenceau dhe Auguste Rodin. Ai njihej gjithashtu si një njeri ekstremisht egoist.

#2 Ai ka qenë një fëmijë shumë i lëvizur dhe ka vizatuar qëkur ka qenë fëmijë.


Qëkur ishte fëmijë, Claude Monet vizatonte karikatura në bllok, për inatin të të atit (po e saktë, edhe gjenitë nuk i kanë kushtuar vëmendje shkollës, nëse kjo ju bën që të ndiheni më mirë)! Monet ishte një fëmijë shumë i lëvizshëm; për më tepër, ai tërhoqi vëmendjen e piktorit Eugène Boudin në Sainte-Adresse, i cili e merrte me vete kur shkonte për të pikturuar në det dhe Monet u frymëzua nga penelatat e tij. Monet thoshte për të: “Eugène Boudin është i vetmi njeri që njoh, që i përkëdhel retë në të njëjtën mënyrë sesi një burrë përkëdhel shpatullat e së dashurës”.

#3 Ai dëshironte të bëhej piktor portretesh.


Shpesh, Claude Monet pikturonte bashkëshorten e tij Camille. Mes të tjerave, ai e ka pikturuar këtë portret të famshëm (të treguar më sipër), i cili ishte një sukses kumbues në sallonin e Parisit të vitit 1866. Për pasojë, Monet filloi të mendonte që të bëhej piktor portretesh. Ndërkohë që, pikturonte gratë në kopshte, ai zbuloi dashurinë e tij për natyrën e dritën dhe për natyrën e paqëndrueshme e të brishtë të peizazsheve dhe të ngjyrave.

#4 Si shumë artistë, ai ka qenë trokë për pjesën më të madhe të jetës së tij.


Stereotipi i artistëve të mallkuar ishte mëse i vërtetë për Claude Monet! Piktura nuk i mundësoi atij një jetë të rehatshme. Ai merrte para borxh nga miqtë dhe u detyrua që të kthehej tek prindërit e tij dhe jetonte i ndarë nga bashkëshortja e tij Camille për të mbijetuar. I ati i jipte shumë pak pará dhe ishte halla e tij ajo që i përmbushi më shumë nevojat e tij. Më vonë, në vitin 1876, çifti Camille dhe Claude Monet u afruan me një çift koleksionistësh, Ernest dhe Alice Hoschedé. Madje, ata jetuan edhe së bashku, që të katërt! Fatmirësisht, në vitin 1870 në Londër, Monet u takua me tregtarin e mirënjohur të artit Paul Durand-Ruel, i cili e mbështeti atë profesionalisht gjatë gjithë jetës së tij.

#5 Ai ishte i fiksuar pas dritës dhe ujit.

Claude Monet ishte i fiksuar pas dritës, reflektimeve vezulluese në ujë dhe rrezeve të dritës së diellit që depërtonin nëpër kurorat e pemëve. Ai madje e vendosi studion e tij në një varkë në mënyrë që të zbulonte pika të ndryshme shikimi dhe që të ishte sa më afër që të ishte e mundur.
#6 Ai e pikturonte të njëjtin objekt disa herë.Aspekti më interesant i pikturave të Monet-së është subjektiviteti i tij dhe mënyra sesi ai i shikonte gjërat. Për fatin tonë të mirë, mënyra sesi ai i shikonte gjërat ndryshonte vazhdimisht. Ajo luhatej me stinët, dritën dhe kohën gjatë ditës… Kjo është arsyeja përse Claude Monet u orvat të pikturonte të njëjtin subjekt disa herë; ai besonte se një objekt lindte përmes dritës. Seritë e pikturave të tij përfshijnë trenat, Londrën dhe veçanërisht Parlamentin, zambakët e ujit, mullarët e barit, detin, borën dhe shumë të tjera.

#7 Marrëdhëniet e tij romantike ishin… të komplikuara…


Marrëdhëniet intime të Claude Monet-së nuk ishin edhe aq të lehta! Claude Monet u takua me Camille-n, e cila u bë bashkëshortja e tij dhe që lindi djemtë e tyre, Jean dhe Michel Monet. Në vitet 1870, Monet pati një marrëdhënie me Alice Hoschedé, bashkëshorten e Ernest Hoschedé; ata ishin një çift koleksionuesish dhe piktori e bashkëshortja e tij Camille madje jetuan bashkë me ta. Pas vdekjes së Camille-s, Monet dhe Ernest Hoschedé, Claude Monet dhe Alice u martuan. Ata rritën bashkë dy djemtë e Claude Monet dhe gjashtë fëmijët e Alice-s, nga të cilët fëmija i fundit, Jean-Pierre, ishte gjithashtu i Claude Monet-së. Djali i tij Jean u martua me Blanche Hoschedé, vajza e Ernest dhe Alice Hoschedé. Në vitin 1926, drejt fundit të jetës së tij, Claude Monet pati një marrëdhënie me Blanche Hoschedé-n, pas vdekjes së Alice-s dhe të djalit të tij Jean, i cili kishte qenë i martuar me Blanche.

#8 Shumë shpesh ai pikturonte anëtarë të familjes së tij.


Shpesh pikturat e Claude Monet-së paraqesin njerëz nga familja e tij. Prindërit e tij, bashkëshortja e tij Camille dhe djali i tij Jean, por gjithashtu Alice dhe vajzat e saj… Ai arriti deri aty sa të pikturonte disa personazhe në të njëjtën kanavacë, por e bënte bashkëshorten e tij Camille që të “luante rolin” për çdo personazh.

#9 Vitet e fundit përpara vdekjes së tij ishin disi tragjike.


Në kulmin e karrierës së tij, pas pikturimt të “Zambakëve të ujit”, Monet-së iu zhvilluan perde në sy, dukr ia cënuar rëndë shikimin dhe perceptimin e ngjyrave nga ana e tij. Natyra është kaq mizore! Pavarësisht këmbënguljes së mikut të tij Clemenceau, që ai duhej të operohej, piktori kokëfortë refuzoi për një kohë të gjatë dhe u operua vetëm më vonë. Ai humbi shumë njerëz të dashur: mikun e tij Pierre-Auguste Renoir, të dyja bashkëshortet e tij, tregtarin e tij të artit, djalin e tij Jean… Për të u kujdes thjeshtra/ nusja / e dashura e tij Blanche. Pas vdekjes së tij, miku i tij i ngushtë Clemenceau refuzoi që ta shikonte Monet-në të mbuluar me veshje të zezë dhe e zëvendësoi atë me perde të ngjyrosura dhe të zbukuruar me lule.

#10 Piktura ishte gjithë jeta e tij!

Ai ia kushtoi gjithë jetën e tij pikturës! Atij nuk i interesonte politika dhe shpesh tërhiqej edhe nga familja e tij për të pikturuar. Ai fliste vazhdimisht për dashurinë e tij për natyrën dhe pikturën në letrat e tij për Camillen dhe Alice-n. Pas vdekjes së Monet-së, djali i tij Michel trashëgoi veprat e tij, të cilat më vonë u fituan nga Musée Marmottan pas aksidentit fatal me makinë të Michel Monet-së.

#11 Claude Monet ndryshoi rrjedhën e Historisë së Artit.


Veprat e Monet-së e revolucionarizuan tërësisht historinë e artit. Ai ishte Krijuesi i Lëvizjes Impresioniste. Përpara Monet-së, piktorët e mëdhenj pikturonin kryesisht në studio, duke përftuar rezultate totalisht jorealiste në pikturat e tyre dhe duke paraqitur subjektet individualisht, sikur të ishin duke i bazuar ato tek statujat. Nga ana tjetër, Claude Monet, kërkonte të paraqiste dritën, format, dhe ngjyrat ashtu siç i perceptonin sytë e tij. Duhet thënë se kjo praktikë u lehtësua nga dy shpikje: boja në tubetë dhe këmbalecët e piktorit, të cilat e bënë pikturimin jashtë studiove më të lehtë.
Megjithatë, në kohën e pikturës së Monet-së “Impresion: Agimi” ajo u përqesh nga kritiku i artit Louis Leroy, i cili i përshkroi piktorët e ekspozitës si Impresionist, duke i dhënë kështu kësaj lëvizje të re emrin “Impresionizëm”. Rrjedhimisht, është Claude Monet, ai të cilit i detyrohemi veprat më madhështore të shekullit të 19-të dhe 20-të – ato të Pisarro-së, Degas-it, Manet-it, dhe shumë të tjerëve.

Marrë nga: REVISTA ARTSPER

Përzgjodhi dhe përktheu: Enkeleda Suti

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Pikturë

Go to Top