BANKSY-ARTI I RRUGËS

in Street Art by

Banksy është një nga artistët e gjallë më të famshëm në botë. Dhe megjithatë, ai ia ka dalë që ta ruajë sekret identitetin e tij për gjithë këto vite. Ai nuk ka dalë kurrë në televizor apo në ndonjë fotografi, dhe mbetet plotësisht një i huaj për çdo “paparazzi”. Kështu që kjo na bën të jemi edhe më kurioz! Për t’ju ndihmuar me këtë situatë të vështirë, Artsper ka mbledhur së bashku 8 anektoda që duhet të dini për ta njohur më mirë Banksy-n!

#1 Njeriu me Bristol-in në zemër.


Bansky ka lindur në Bristol, në vitin 1974 dhe ai është djali i një teknicieni fotokopjesh. Ai mësoi sesi të bënte grafitti në qytetin e tij të lindjes, kur ishte pjesë e një grupi të quajtur “DryBreadZ Crew”. Sot ai ende kthehet rregullisht në Bristol, dhe banorët e qytetit nuk çuditen asnjëherë nëse shikojnë një vepër të re të Bansky-t në një kënd të rrugës së tyre.

#2 Frymëzimet e tij.


Banksy është frymëzuar shumë për punën e tij nga artisti francez i rrugës: Blek Le Rat, që konsiderohet si një nga pionerët e artit të rrugës.

#3 Njeriu i padukshëm Banksy.


Ai e fsheh identitetin e tij me një përpikmëri të jashtëzakonshme dhe ai nuk e ka treguar kurrë sesi e ka filluar jetën e tij si një artist rruge. Ai përdor një palë të tretë për të dorëzuar Çertifikatat e Autotenticitetit të tij, tashmë të famshme dhe të emërtuara “Pest Control”. Një gazetar i “The Guardian” ka pohuar se ai e ka takuar atë ballë për ballë në vitin 2003 për një intervistë të jashtëzakonshme.

#4 Në vitin 2004, ishte dalja e parë e “Banksy-t të Anglisë”.


Në vitin 2004, gjatë karnavaleve të Notting Hill-it, ai shpërndau kartmonedha 10 euroshe, me fytyrën e Lady Dianës, duke zëvendësuar Mbretëreshën, e duke stampuar “Banksy i Anglisë”. Sot mund të blihen ende disa kopje të këtyre kartmonedhave 10 euroshe!

#5 2007, Britoni më i madh i artit i gjallë.


Kur ai e fitoi këtë çmim në vitin 2007, ai ishte gjithashtu i pari që nuk erdhi ta tërhiqte çmimin personalisht për të ruajtur sekretin e identitetit të tij.

#6 Atij iu desh të merrej me «ART KEIDA».


Një prej skulpturave të tij: “Pijedashësi”, është subjekti i një dokumetari. Kjo statujë, e cila ngjan shumë me “Mendimtarin” e Rodenit, vetëm se ka të vendosur një nga artikujt e sinjalistikës së përdorur në rrugë mbi kokën e tij, ka qenë në qendër të një sheshi shumë të ngarkuar në qendër të Londrës. Ajo u vodh në mes të ditës nga një vinç i lëvizshëm, pa u vënë re nga askush.

#7 Ai i ka shitur disa prej veprave të tij, për 60 dollarë, në rrugë.


Në vitin 2013, për të denoncuar absurditetin e tregut të artit, kur vjen fjala tek vënia e çmimit të veprave të artit, ai punësoi dikë që të shiste veprat e artit të tij të printuara, në rrugë. Secila prej tyre u shit për 60 dollarë, dhe ata njerëz me fat që i blenë ato ishin absolutisht të sigurt që ato ishin fallco, për shkak të çmimit. Videoja e publikuar nga Banksy, një ditë më vonë, u bë virale, dhe tani ato vepra arti vlejnë në ankand 20,000 dollarë.
#8 Në vitin 2008, një nga veprat e tij u shit në ankand për 1.7 milionë dollarë.


Vepra e artit që ai ngjizi në bashkëpunim me Damien Hirst: “Mbaje pa njolla”, u shit në ankand për 1.7 milionë dollarë, në shkurt të vitit 2008, duke vendosur kështu një rekord të ri për artin e rrugës!

(Imazhi 1: Vepër nga Banksy, Paris 2018)

(Imazhi 2: Stencil, Bristol, 2013)

(Imazhi 3, Gangsta rat, Londër)

(Imazhi 4: Banksy anonim)

(Imazhi 5: Banksy i Anglisë)

(Imazhi 6: Policët duke u puthur, Stencil, Brighton, 2005)

(Imazhi 7: Pijedashësi, Londër, 2016)

(Imazhi 8: Vepra origjinale arti nga Banksy shitur në Parkun Qëndror)

(Imazhi 9: Mbaje pa njolla, Londër, 2008)

Marrë nga: REVISTA ARTSPER

Përzgjodhi dhe përktheu: Enkeleda Suti.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Street Art

Go to Top