ANDY WARHOL: DRAKULA APO HIRUSHE?

in Kinema by

ANDY WARHOL: Pioneri dhe figura qëndore e Artit Pop!

Andy Warhol, një nga artistët më të famshëm të shekullit të 20-të. Si një pioner dhe figurë qëndrore e Artit Pop, Andy Warhol jo vetëm që influencoi shumë artistë, por ai la gjithashtu gjurmët e tij edhe në Hollywood. Nga posterat e tij të objekteve të jetës së përditshme, deri tek kapakët e albumeve dhe shprehjet e tij, gjurmët e Andy Warhol-it mund të gjenden kudo rreth nesh. Ja disa kuriozitete rreth “Drella-s”.

#1


Andrew Warhola apo Andy Warhol, lindi më 6 Gusht, 1928.

#2


Ekspozita e parë solo u zhvillua në Galerinë Stable të Eleanor Ward-it në Qytetin e New York-ut, në vitin 1962. Disa nga veprat e shfaqura në ekspozitë përfshinin: 100 Kanaçe Supash, Kartmonedha 100 dollarëshe dhe Diptiku Marilyn.

#3


Warhol-i ishte jo vetëm figura kyçe e Artit Pop, por gjithashtu ishte edhe një regjisor shumë aktiv. Përgjatë karrierës së tij ai dirigjoi të paktën 60 filma; “Gjumi“, një nga produksionet e tij të parë, zgjat 5 orë dhe 30 minuta.

#4

Është ai që ka shpikur shprehjen “15 minuta famë”, duke iu referuar gjendjes tranzitore të famës.

#5


Gjatë vitit 1970 ai filloi të prodhonte në masë printimet në serigrafi, duke qenë se ai kërkonte që të bënte të famshme prodhimet e tij të artit. Kjo shkaktoi disa polemika dhe u kritikua fuqishëm sepse ishte bërë një “biznesmen”.

#6


Warhol-i themeloi “Fabrikën”, një studio arti që ishte në zemër të një skene arti të pasur dhe të variueshme, me shumë artistë, shkrimtarë, muzikantë dhe njerëz të famshëm underground. Ai kriijoi gjithashtu kapakë albumi për “The Velvet Underground”, “Rollings Stones” dhe për John Lenon-in.

#7

Në vitin 1968, Valerie Solanas i gjuajti me armë Warhol-it tri herë tek “Fabrika.” Ai u çua në spital dhe u deklarua klinikisht i vdekur, por ai e mori veten pas disa orëve.

#8


Përveç punës së tij si piktor dhe regjisor, Warhol-i publikou Revistën “Intervista”, krijoi një klub nate dhe dy TV Show: TV Andy Warhol dhe 15-at e Andy Warhol-it.

#9


Ai mbante nofkën “Drella”, një kombinim i fjalëve Drakula dhe Hirushe (Dracula & Cinderella – nga anglishtja).

#10


Andy Warhol vdiq në gjumë më 22 Shkurt, 1987.

Marrë nga: REVISTA ARTSPER

Përzgjodhi dhe përktheu: Enkeleda Suti.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Kinema

Go to Top