ALBRECHT DÜRER
1. AI ISHTE NOVATOR QË NË MOSHËN 13 VJEÇARE
Albrecht Dürer lindi në qytetin gjerman të Nyrembergut, në Maj të vitit 1471, një nga 18 fëmijët e lindur nga Albrecht dhe Barbara Dürer (vetëm tre nga të cilët mbijetuan në moshë të rritur). I ati – sipas të cilit i është vënë emri – ishte një argjendar i suksesshëm me prejardhje hungareze, dhe Albrecht-i i ri mësoi me të përpara se të vendoste të ndiqte karrierën artistike.
Ai kishte treguar se, kishte talent që në moshë të hershme. Autoportreti i vitit 1484 – në të cilën ai paraqet veten me sy të hapur dhe me faqe buçko – është më i hershmi, i cili i atribuohet mjeshtrit të vjetër e që ka mbijetuar deri tek ne, dhe që është krijuar kur ai ishte adoleshent.
2. QYTETI I DÜRER-IT ISHTE NJË NGA QYTETET MË TË RËNDËSISHËM NË EVROPË
I ndodhur në zemër të Perandorisë së Shenjtë Romake – dhe, në të vërtetë, në Evropë – Nyrembergu ishte një portë ekonomike dhe prodhimi. Argjendi dhe koperi afër Saksonisë dhe Bohemisë, u transformuan nga punonjësit e panumërt të metalit të qytetit në magazina luksoze dhe shërbimi. Qyteti ishte edhe një “kasolle” e mendimit humanist – shtëpia e Willibald Pirckheimer-it, Konrad Celtis-it dhe Philipp Melanchthon-it. Në reflektim të shtëpive të shumëfishta të printimit (të cilat ndihmonin në qarkullimin e shpejtë të mesazheve të Reformimit), Martin Luther e quante atë “sytë dhe veshët e Gjermanisë”.
Megjithatë, në Nyremberg ekzistonte ende një ndjeshmëri gotike, mesjetare, gjithashtu – diçka që Dürer-i e hodhi në serinë e tij fantastike në pjesët në dru nga vitit 1498, “Katër Kalorësit e Apokalipsit”. Afrimi i fundit të shekullit, nxiti thashethemet rreth afrimit të fundit të botës – ogure në format e kometave, eklipseve, përmbytjeve dhe murtajave interpretoheshin me të njëjtin dell. Skenat e “Katër Kalorësve të Apokalipsit”, vinin nga Zbulesa e Shën Gjonit, duke i shtuar me zell humorin mbizotërues, eskatologjik.
3. ATIJ I ËSHTË ATRIBUAR SJELLJA E RILINDJES NË EVROPËN VERIORE
Dürer-i udhëtoi gjatë jetës së tij, duke u frymëzuar dhe kapur klientë jashtë në mënyrë të rregullt. Udhëtimi i tij i parë kryesor ishte nga vitit 1490 deri në vitin 1494 – të ashtuquajturit e tij “Wanderjahre” (vitet e udhëtarit) – gjatë të cilëve ai vizitoi për herë të parë Frankfurt-in dhe Basle-in, midis vendeve të tjera. Një kthim i shkurtër në Nyremberg për t’u martuar (i ati kishte organizuar një dasëm me Agnes Frey-n, vajza e një tregtari të pasur vendas) u pasua nga një udhëtim tjetër: këtë herë përgjatë Apleve në Venecia.
Atje ai u magjeps nga vepra e Andrea Mantegna-s dhe Giovanni Bellini-t (nga skulpturat nudo të të parit dhe nga Madonna-t, në veçanti, të tjetrit). Në dekadat pasuese, Dürer-i fitoi famë të konsiderueshme në Itali, ku madje edhe historiani i artit Giorgio Vasari – dukshëm mospërfillës ndaj artistëve përtej Toskanës, le më Italinë – i vlerësonte ‘fantazitë dhe inovacionet e tij të bukura’.
4. AI KA QENË NJË PIKTOR SHUMË I MIRË, DHE MADJE NJË GDHËNDËS/SKALITËS EDHE MË I MIRË – NDOSHTA MË I MIRË QË KA EKZISTUAR NDONJËHERË
Veprat e pikturuar nga Dürer-i dominohen nga portretet, pjesët e altarit dhe imazheritë private dhe përkushtuese. (Në udhëtimin e tij të kthimit përgjatë Alpeve nga Venecia, ai pikturoi gjithashtu një seri topografike me bojëra uji, për të cilat disa kanë thënë se janë studimet e para të peizazheve të pastra në historinë e artit.) Megjithatë, ishin pjesët në dru dhe gravurat ku qëndron reputacioni i tij artistik.
Në një nga më të famshmet e tij: “Adami dhe Eva,” ai kap persosmërinë çifitit të parë përpara Rënies së botës, duke i treguar ata na poza të idealizuara, thuajse simetrike në krahë të Pemës së Dijes. Figura e Adamit ishte frymëzuar nga skulptori helenas: Apollo Belvedere, që ishte zbuluar kohët e fundit afër Romës (në vitin 1489). Dürer-i i solli detaje të paprecedente dhe linja fine të mediumit të gravurës – siç dëshmohet më mirë këtu tek lëkura njerëzore dhe tek zhvoshkja e pemës.
5. NDËRMJET VITIT 1513 DHE 1514, AI PRODHOI TRE GDHËNDJE TË NJOHURA SI PRINTIMET E MJESHTRIT TË TIJ
Në një periudhë rreth 12 mujore, Dürer-i krijoi trion e tij të ashtuquajtur ‘”Meisterstiche” (printimet e mjeshtrit), duke përfshirë tre figura vetmitare në mjedise tejet simbolike: “Shën Jerome në studion e tij”, duke e paraqitur shenjtin, të paqtë në punë; “Melaknkolia I”, në të cilën një personifikim me krahë të Melankolisë ulet i dëshpëruar, me kokën në duar; dhe “Kalorësi, Vdekja dhe Djalli I”, duke paraqitur një kalorës të krishterë duke kalëruar nëpër thellësitë e pyjeve gjermane.
Në këtë imazh përfunimtar, subjekti përballet me këndvështrimet makthioze të Vdekjes dhe të një djalli fytyrëdhi, por që është i qetë dhe që mban, me vendosmëri sundimin e tij, si dhe duke u siguruar për rrugën e qëndrueshme të kalit të tij. “Kalorësi, Vdekja dhe Djalli” adhurohej nga Adolf Hitleri mbi bazat se ajo vlerësonte një hero gjermanik guximtar – megjithatë, në fakt, kali ishte frymëzuar nga vizatimet e Leonardo da Vinci-it për monumentin e kuajve të Francesco Sforza-s në Milano.
6. AI KA QENË ARTISTI I PREFERUAR I PERANDORIT TË PERANDORISË SË SHENJTË
Në vitin 1959, në shenjë të rritjes së stausit të tij social, Dürer-i u caktua në Këshillin e Madh të Nyrembergut, kur ai ishte në fund të të tridhjetave të tij. Ai u bë gjithashtu piktor i oborrit të Maximilian-it të I-rë rreth vitit 1512. Perandori i Shenjtë Romak shpresonte që ta fitonte vetë reputacionin si një nga patronët e mprephtë të arteve dhe për të ruajtur kujtimin e tij për brezat e ardhshëm.
Duke kuptuar që mediumi i punimeve në dru do ta mundësonte që t’i arrinte të dyja, ai porositi Dürer-in që të përfundonte monumentalen: “Harkun Triumfues”, për t’u shfaqur në të gjithë perandorinë. Ajo përbëhet nga disa skena duke glorifikuar bëmat ushtarake të Maximilian-it. Me një sipërfaqe prej 10 m2 (357 cm x 295 cm), ajo është një nga pjesët në dru më të mëdha që është bërë ndonjëherë.
7. PARAQITJA E NJË RINOCERONTI NGA ANA E TIJ ËSHTË NJË NGA KAFSHËT MË TË VLERËSUARA NË HISTORINË E ARTIT
Dürer-i ishte gjallë në kohën e Hernán Cortés dhe konkuistadorët e tij po i ngjiteshin një Bote të Re për Spanjën. Plaçka e vjedhur ekzotike që ata sollën mbrapsht tek Mbreti Karli i V (armë, bizhuteri, tekstile dhe shumë të tjera) ishin kryefjala e gjithë Evropës. Dürer-i pa një përzgjedhje të thesarëve meso-amerikane në një udhëtim në Bruksel, në gusht të vitit 1520. Sipas një shënimi në ditarin e tij të udhëtimit, ai “në gjithë jetën e tij nuk kishte parë gjëra aq të mrekullueshme artistike, e aq të këndshme për zemrën e tij”.
Gjatë kësaj kohe aventurat portugeze shkaktuan sensacione edhe më të mëdha se transportimi i rinocerontëve në Evropë nga India për mbretin e tyre, Manuel-in e I-rë. Dürer-i nuk e pa kurrë vetë kafshën, por i ngërthyer nga buja rreth tij – prodhoi një imazh për një pjesë në dru të rinocerontit, bazuar në një skicë nga tregtari gjerman në Lisbonë. Vizioni i Dürer-erit vinte me shtesa të tjera magjepsëse, të cilat synonin ndezjen e imagjinatës së shikuesve – duke përfshirë palat e lëkurës së rinocerontit që dukeshin si armaturë.
8. AI KA PASUR NJË NGA FIRMAT MË TË FAMSHME NË ART
Dürer-i ishte fort i vetëdijshëm sesi ne do ta quanim sot brand-in e tij. Në mes të viteve 1490, ai filloi t’i nënshkruante veprat e tij me inicialet e veta. Në të vërtetë, monogrami “AD” u bë i vlerësuar – dhe i vlefshëm – saqë ajo u falsifikua në mënyrë rutinore nga artistët që kopjonin veprat e tij. Dürer-i madje e çoi njërën prej tyre, Marcantonio Raimondi-n nga Bolonja, në gjyq, duke promovuar veprimin e parë të copyright-it në historinë e artit.
9. AI KA QENË SHKRIMTAR, SI EDHE ARTIST
Në vitet e tij të fundit, Dürer-i kaloi gjithnjë edhe më shumë kohë duke shkruar tekste librash rreth artit, në vend të krijimit të tij. Që nga udhëtimi i tij i parë në Itali, ai kishte qenë një kampion i asaj që mund ta quajmë “Estetika e Rilindjes”, e përcaktuar nga harmonia hyjnore dhe proporcioni. Madje është sugjeruar se, udhëtimi i tij i dytë në Itali, në vitin 1505, u frymëzua nga një dëshirë për të mësuar sekretet e artistit venecian: Jacopo de’ Barbari, i cili kishte zbuluar një sistem matjesh dhe proporcionesh ideale.)
Në linbrin e tij: “Udhëzimet për Matjen me një Kompas dhe Vizore” (1525), Dürer-i shqytronte gjatë çështjen e perspektivës. Ai besonte se arti nuk ishte një zanat i përunjur, por një arritje e madhe, e ndërtuar mbi themele teroike.
10. AI KA QENË PO AQ I NDERUAR NË VDEKJE SA EDHE NË JETË
Dürer-i u sëmur (ndoshta me malarje kronike) në një udhëtim në Hollandë, në vitin 1521. Nga atëherë e tutje, ethet u bënë po aq të rregullta, si pjesë e jetës së tij, po aq sa këshillimet me një doktor. Ai vdiq, në moshën 56 vjeçare, në vitin 1528. Miku i tij Pirckheimer-i shkroi për epitafin e varrit të tij: ‘Ajo që ishte e vdekshme për Albrecht Dürer-in shtrihet poshtë këtij pirgu me gurë’.
Thuhet se miq të tjerë e zhvarrosën në mënyrë sekrete trupin e tij disa ditë pas varrimit të tij për të bërë maskën e fytyrës dhe të duarve të tij. Një krelë flokësh, u pre gjithashtu nga koka e tij në shtratin e vdekjes dhe u dërgua – si një relike shenjtorësh – në Strasburg, tek ish nxënësi i tij Hans Baldung. Tani krela mbahet në një qivur prej argjendi, në Akademinë Vjeneze të Artit.
(Imazhi 2: Albrecht Dürer, Katër Kalorësit e Apokalipsit, nga Apokalipsi)
(Imazhi 3: Albrecht Dürer, leximet e Shën Antonit)
(Imazhi 4: Albrecht Dürer, Adami dhe Eva, 1504)
(Imazhi 5: Albrecht Dürer, Melankolia I)
(Imazhi 6: Albrecht Dürer, Kalorësi, Vdekja dhe Djalli, 1513)
(Imazhi 7: Albrecht Dürer, Rinoceronti).
(Imazhi 8: Albrecht Dürer, Shën Eustace-i)
Përzgjodhi dhe përktheu: Enkeleda Suti