Κthimi i të mërguarit-Jorgos Seferis

in Letërsi/Përkthim/Tharm by

Κthimi i të mërguarit-Jorgos Seferis

Miku im i vjetër, çfarë po kërkon?

Kaq vite i mërguar,

u ktheve me imazhe të ngjizura,

nën qiej të huaj,

larg nga dheu tënd.

-Po kërkoj kopshtin tim të vjetër.

Pemët më vijnë deri te gjysma e shtatit,

dhe kodrat ngjajnë si pezulë të vegjël.

Kur isha djalë,

lozja mbi bar,

poshtë hijesh të mëdha,

dhe rendja mbi shpate,

me orë të tëra, i rraskapitur.

 

Miku im i vjetër, çlodhu, 

do mësohesh pak e nga pak.

Do shkojmë bashkë,

në monopatet e tua të vjetra,

do pushojmë nën hijen e rrepeve,

e dalë-nga-dalë do jesh më afër,

kopshtit e shpateve të tua.

 

-Kërkoj shtëpinë time të vjetër,

me dritaret e larta,

mbuluar nga dredhëzat,

kërkoj kolonën antike,

që shihte kah deti.

Si të hyj në këtë stan,

me çatinë që më vjen deri te supet?!

Sado larg të hedh vështrimin,

shoh vetëm njerëz të gjunjëzuar,

thua se po luten.

 

Miku im i vjetër, a më dëgjon,

ngadalë do mësohesh,

çka shikon është shtëpia jote,

dhe në derë do të trokasin

miqtë e të afërmit,

të të urojnë mirëseardhjen.

 

-Përse është i largët zëri yt,

ngrije pak kokën

të kuptoj çfarë thua,

ndërsa flet, shtati yt zvogëlohet,

thua se po të përpin dheu.

 

Miku im i vjetër, mendohu mirë,

avash-avash do mësohesh,

imagjinata jote ka pjellë një vend të paqenë,

me ligje jashtë botës së njerëzve.

 

-Nuk pipëtin më asgjë,

u tret dhe i fundit mik,

çudi si mpaket gjithçka rreth e rrotull,

si përshkojnë vendin dhe krasitin gjithçka,

armata të tëra drapëruesish morti.

 

Përktheu: Eleana Zhako

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

SISTEMI/1-EDUARDO GALEANO

SISTEMI/1-EDUARDO GALEANO   Funksionarët nuk funksionojnë. Politikanët flasin, por nuk thonë gjë.

X-Nurie Emrullai

X-Nurie Emrullai   T’kam ble një ëndërr në pazarin e Esmës. Ma

Rishoh-Sueton Zhugri

Rishoh-Sueton Zhugri   I rishoh hapat e tua mbi parmakët e një
Go to Top